AKTUALITET, 9 Janar 2025, 16:37

Berisha e Malltezi kërkuan të përjashtohej nga çështja e tyre, anëtarja e GJK Marsida Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese

Berisha e Malltezi kërkuan të përjashtohej nga

Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi për masën e sigurisë për kreun e PD Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Mallezi.

Xhaferllari, partnerja e Enkelejd Alibeajt është gjyqtare e Kushtetueses. Berisha e Malltezi kanë depozituar kërkesa në Kushtetuese që të heqin masat në ngarkim të tyre.

Xhaferllari dha dorëheqjen nga trupa gjykuese që do shqyrtojë pikërisht kërkesën e Berishës dhe të Malltezit. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kërkojnë rrëzimin e masës së sigurisë.