AKTUALITET, 15 Maj 2024, 17:16

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendës.Kryeministrja Belinda Balluku, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 

Raportohet se Balluku është thirrur në SPAK lidhur me çështjen e bujshme të inceneratorëve, konkretisht atë të Tiranës. 

Ende është e paqartë se për cilin aspekt të kësaj çështje është thirrur, por në vitin 2023 Balluku i ka dërguar një letër kryebashkiakut Veliaj, ku e paralajmëron për dëme potenciale ndaj shtetit.