AKTUALITET, 25 Prill 2026, 12:37

Begaj takim me kongresmenin në Teksas, Presidenti: Shkëmbyem perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon

Begaj takim me kongresmenin në Teksas, Presidenti: Shkëmbyem

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me kongresmenin Keith Self, në Teksas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Begaj në rrjetin X, ku, përkrah fotos me kongresmenin, shkruan se ky takim kishte në fokus partneritetit midis dy vendeve.

“Ishte kënaqësi të takoja kongresmenin @RepKeithSelf në Teksas, të cilin e falënderova për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor. Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it, si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”, ka shkruar Begaj.