TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për lajmin që po qarkullon në rrjetet sociale, ku thuhej se kishte dhënë dorëheqje si kryetar i bashkisë.
Këtë lajm e ka hedhur poshtë vetë Beci me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku nuk mungon dhe ironi.
Ai me ironi shkruan se ka dhënë dorëheqje si kryebashkiak dhe se nesër(sot) do zgjidhet president i Amerikës.
Në këtë mënyrë Benet Beci ka hedhur poshtë lajmet për dorëheqjen nga posti si kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër(sot)!
Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër (sot) zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”, shkruan Beci ndër të tjera.
Kujtojmë që lajmet për dorëheqjen e Becit qarkulluan pasi ai pak ditë më parë u mor në pyetje nga SPAK, teksa burime për media bëjnë me dije se ai është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.