AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 18:22

“BE të mbështesë sektorin energjetik” / Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji

“BE të mbështesë sektorin energjetik” /

Bashkimi Europian duhet të japë më shumë fonde për infrastrukturën energjetike në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.

Ministri i Energjisë Enea Karakaci gjatë fjalës së mbajtur në komunitetin e Ministerialit të  Komunitetit të Energjisë  i cili u mbajt në Prishtinë tha se është shumë e nevojshme për masa më të shpejta në mënyrë që të krijojmë mundësi për të marrë energji më tepër të rinovueshme në sistem dhe për ta ndërlidhur me të gjitha vendet e rajonit.

Sipas Karakaçit ,  Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret e Bashkimit Europian  për sektorin energjitik.

Shqipëria aktualisht siguron  mbi 10% e energjisë nga energjia diellore.