TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjet në Kosovë, duke deklaruar se rezultati është i rrallë, pasi edhe pushteti ka humbur shumë vota, por edhe opozita ka humbur vota gjithashtu.
"Në Kosovë kemi 200 mijë votues më pak. Është e habitshme, opozita nuk merr vota më shumë por i humbet. Kjo është ndoshta rast i rrallë në historinë e zgjedhjeve, kur pushteti humb mbi 100 e ca mijë vota dhe opozita i humb proporcionalisht.
Është rasti i vetëm që dënohet edhe pozita edhe opozita. PDK humbet 43 mije vota. LDK 37 mijë vota", deklaroi Haxhiu.