TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha tha se grupimi që ai drejton ka nisur negociatat për koalicionin me të cilin do të garohet në zgjedhjet e 2025.
Ai theksoi se beteja e tyre mbetet që logoja të mos njolloset për interesa personale të dikujt që siç tha “sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik”.
“Beteja jonë është që logoja të mos njolloset me interesa personale të dikujt që sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik.
34 vjet pas rënies së komunizmit nëse trajton politikën si kombëtaren do të dalësh me këpucë të kuqe, politika nuk është tifozeri, ndryshe mos u qaj kot. Politika është mision për t’i shërbyer interesit publik dhe ne sjellim një ndryshim total nga ai që ofron tregu i politikë së vjetër.
Kur vjen puna te kodi zgjedhor, aleanca është shumë më e gjerë, qëndrojmë për ato që u interesojnë qytetarëve, jemi për listat e hapura.
Kemi nisur negociatat, aktualisht ka formën e një koalicioni për kodin zgjedhor, por do të strukturohet, shumë shpejt do të shtrihet në një koalicion substantiv, ku do të merren parasysh interesat e vendit, por pa humbur identitetin si e djathta e re dhe e munguar në vend”, tha Basha në një intervistë për Euronews Albania.