AKTUALITET, 1 Maj 2026, 14:00

Bardhi heq 'Bashën'?! Mblidhet Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e PD, miratohet kalendari i punës

Bardhi heq 'Bashën'?! Mblidhet Grupi i Punës për

Grupi i Punës në Partinë Demokratike është mbledhur sot në selinë blu ku është miratuar dhe kalendari për vijim e praktikës që do të ndiqet për ndryshimin e statutit të partisë.

I drejtuar nga Gazmend Bardhi, grupi i punës pritet të heqe nga statuti nenin 'Basha' qe shkarkon automatikisht nga detyra kryetarin e PD, nese nuk arrin fitoren ne zgjedhje! 

Kalendari i Punës për ndryshimet në statut

1. 1 Maj - 10 Maj 2026 - Secili anëtar i Partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, Kuvendit Kombëtar mund të paraqesë propozime për ndryshime/përmirësime në Statut. Edhe sescili anëtar i Grupit të Punës duhet të paraqesë mendime/propozime me shkrim për ndryshime apo shtesa në Statut.

2. 11 Maj - 14 Maj 2026 - Shqyrtimi i të gjitha propozimeve të paraqitura brenda afatit më sipër.

3. 15 Maj - 20 Maj 2026 - Hartimi i ndryshimeve dhe propozimi final i grupit të punës mbi ndryshimet e mundshme në Statutin e PD. Dorëzimi i ndryshimeve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme statutore.

4. Brenda 25 Maj 2026 - shqyrtimi dhe miratimi nga Kryesi/Këshill Kombëtar dhe propozimi për miratim në Kuvendin Kombëtar të PD.

5. 30 Maj 2026 - Shqyrtimi dhe miratimi nga Kuvendi Kombëtar i PD.

SHËNIM: Deri në momentin e shqyrtimit dhe miratimit të propozimit nga Kryesia/Këshilli Kombëtar i PD, propozimet, puna dhe produkti i Grupit të Punës për ndryshimet në Statut është konfidenciale dhe mbledhjet e tij janë të mbyllura.