AKTUALITET, 1 Korrik 2024, 17:33

Bandat ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e Durim Bamit/ Ministria shkresë zyrtare për ta ekstraduar nga Dubai

Bandat ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e Durim Bamit/

Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike.

Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.