AKTUALITET, 14 Maj 2026, 11:19

Balluku, rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra

Balluku, rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e

Ish zv.kryeministrja, Belinda Balluku kërkon në Gjykatën e Lartë heqjen e masës së pezullimit nga detyra, të vendosur me kërkesë të SPAK nga GJKKO në nëntor të vitit të kaluar, por të lënë në fuqi edhe nga dy gjykatat e tjera. Rekursi u depozitua sot në sekretarinë e Apelit dhe mbi këtë kërkesë pritet të shprehet Gjykata e Lartë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është rrëzuar në Gjykatën e Lartë dhe për masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Në tetor 2025, Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë, është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe, si edhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.