AKTUALITET, 20 Qershor 2026, 20:10

Balla reagon ndaj fotos së krijuar me AI: Kush mashtron shqiptarët, ndëshkohet në zgjedhje

Balla reagon ndaj fotos së krijuar me AI: Kush mashtron shqiptarët,

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas një fotoje të gjeneruar me inteligjencë artificiale ku tregohen shqiptarë nga diaspora që i drejtohen Shqipërisë. 

Balla shprehet se, kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje.

“Edhe AI e bëtë qesharak, se nuk vini kurrë mend që kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur!”, shkruan Balla.

Balla ironizon duke u shpreh se inteligjenca artificiale i ka vendosur makinat në krahun e kundërt të rrugës.

“E ka bërë gabim AI i ka vendos makinat në krahun e kundërt të rrugës”, thekson Balla.