AKTUALITET, 31 Mars 2024, 09:23

Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkët: Le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku

Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkët: Le

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj thotë se në këtë ditë ‘le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.’

“Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë!

Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.

Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë”, shkruan Presidenti.