TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka proceduar penalisht bashkëshorten e 63-vjeçarit dhe kryeplakun e fshatit.
Operacioni i koduar “Zabeli” u zhvillua në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore ku gjatë kontrollit në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, u konstatuan 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
Nga hetimet paraprake dyshohet se bimët narkotike ishin kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M. R., 29 vjeç, babë e bir, të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Për këtë ngjarje u procedua në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja V. R., 52 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, u procedua penalisht edhe kryetari i fshatit Gështenjë, shtetasi S. R., për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.