AKTUALITET, 1 Qershor 2026, 13:57

Avokati tregon momentin kur Meta mësoi në qeli, lajmin për vdekjen e të atit: Iu mbushën sytë me lotë por e mbajti veten

Avokati tregon momentin kur Meta mësoi në qeli, lajmin për

Avokati Kujtim Cakrani ka rrëfyer në rrjete sociale momentin kur Ilir Meta mësoi lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta, teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Në një video të postuar në rrjete sociale, avokati i ish-presidentit tregon se Metës iu mbushën sytë me lotë por e mbajti veten. 

"Sot isha në ambientet e burgut Jordan Misja, duke biseduar me z.Meta dhe ndërsa diskutonim ai mori vesh lajmin që babai i tij kishte ndërruar jetë. Presidenti e mbati veten, por ishte një lajm i trishtë që të mësosh për vdekjen e njeriut të afërt në ambientet e paraburgimit.

Shumë shqiptarëve u ndodh kjo por unë isha prezent kur presidenti e mori lajmin. Ka treguar një dinjitet dhe vetëpërmbajtje që unë e admiroj. Kjo ka qenë dita më e keqe” tha Cakrani në videon e postuar në Facebook
Rexhep Meta ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Ai do të varroset të martën në Skrapar.