AKTUALITET, 3 Korrik 2026, 10:01

Avokati Matlija i përgjigjet Ramës: Nëse pushteti vizaton Shqipërinë pa shqiptarët, këta kanë të drejtë të vizatojnë një Shqipëri pa këtë pushtet

Avokati Matlija i përgjigjet Ramës: Nëse pushteti vizaton

Avokati Dorian Matlija i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku vlerëson reagimin e Matlijas për t’u distancuar nga dhuna e protestuesve.

matlija shkruan se Ramës nuk i shkon fare roli i certifikuesit të konstruktivitetit dikujt që ka nën vartësi një polici që tërheq zvarrë qytetarë në rrugë dhe i trajton sikur po hakmerret, jo sikur po ruan rendin dhe se kur pushrteti vizaton një shtet pa shqiptarët, ata kanë te drejtë të vizatojnë një shtet pa këtë pushtet.

Reagimi i Matlijas

Replike ndaj profilit te facebookut te Edi Rames.

Ne pergjigje te asaj qe shkruan, i them fillimisht se nuk i shkon fare roli i certifikuesit te konstruktivitetit dikujt qe ka nen vartesi nje polici qe terheq zvarre qytetare ne rruge dhe i trajton sikur po hakmerret, jo sikur po ruan rendin.

Sa per piken 1, ne negociata me Bashkimin Europian eshte shteti shqiptar dhe jo ndonje oborr politik. Dhe ky shtet do jete ne negociata edhe sikur bie fjala nje dite kryeministri te perfundoje ne burg. Ky pushtet quhet kriminal per shkaqe te shumta, qe nga dosjet e panumerta penale ne kurriz te tij, e deri te qenia nyje ku lidhet spangoja e te privilegjuarve, parave te pista dhe shkeljes te ligjeve, qe kur eshte rasti edhe zhbehen fare si ligje.

Kurse per piken 2, per Vjose-Narten per cfare duhet dialogu? Per ta kthyer ne monolog? Dialog nuk behet me nje person qe thote“sa te jem une ketu, projekti do behet”. Gjithashtu nuk ka vend per asnje dialog kur Parlamenti Europian e ben te qarte se si mbaron debati. Ne fund te fundit, nese pushteti vizaton Shqiperine pa shqiptaret, keta te fundit kane te drejte te vizatojne nje Shqiperi pa kete pushtet. Dhe kush vizaton, zakonisht nuk dialogon me vizatimin. Kete ke bere ti, kjo po behet me ty. Kaq e thjeshte eshte.