AKTUALITET, 11 Shkurt 2024, 16:02

Avokatët e Berishës publikojnë dokumentin: Shkeljet e ligjit në procesin politik ndaj liderit të opozitës

Avokatët e Berishës publikojnë dokumentin: Shkeljet e ligjit

Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, dy avokatët mbrojtës të liderit të opozitës në procesin e montuar politik ndaj tij në SPAK, kanë publikuar të plotë sot për transparencë, analizën e tyre si ekspertë me shkeljet e procedurave ligjore ndaj z. Sali Berisha, kryera si nga SPAK, ashtu edhe nga Kuvendi.

Dokumenti prej 19 faqesh është publikuar i plotë në www.sali-berisha.com

Kreu i Partisë Demokratike e ka publikuar këtë dokument duke i ftuar qytetarët të mësojnë të vërtetën.