AKTUALITET, 25 Prill 2026, 14:30

Autoshkollat drejt falimentimit, në 15 vite çmimet për marrjen e një leje drejtimi nuk kanë ndryshuar!

Autoshkollat drejt falimentimit, në 15 vite çmimet për marrjen

Rritja e çmimit të naftës ka vënë në vështirësi të mëdha autoshkollat. Sikur të mos mjaftonin taksat e rritura dhe shërbimet e tjera që i duhen mjetit, çmimi i naftës i jep goditjen e fundit shërbimit, i cili mbijeton me të njëjtat çmime prej 15 vitesh.

Administratorët e autoshkollave po mendojnë rritjen e çmimit të shërbimit në rast se nafta do të vijojë të jetë në të tilla kuota.

Sipas z. Lulaj, i cili prej 36 vitesh funksionon si biznes autoshkolle, numri i kursantëve ka rënë me më shumë se 50% dhe kjo për shkak të ekonomisë gjithnjë e në rënie.