AKTUALITET, 14 Dhjetor 2024, 11:10

Automjeti del nga rruga/ Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, 23-vjeçari dërgohet në spital me plagë të rënda

Automjeti del nga rruga/ Aksident në rrugën Lushnjë-Berat,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnje-Berat, pranë fshatit Çiflig. Drejtuesi i mjetit, një djalë rreth 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat bujqësore.

Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe më pas është nisur për mjekim të specializuar në Tiranë. Sipas informacioneve, mjeti që ai drejtonte ishte marrë me qira.

Aksidenti ka ndodhur në një rreth-rrotullim dhe ka shkatërruar mbrojtësen anësore prej metali të rrugës. Policia është angazhuar për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit, të cilat ende nuk janë bërë të njohura.