AKTUALITET, 24 Janar 2023, 12:18

Audiopërgjimi i ri për 21 janarin, Meta: Shashkë për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve. Xhaçka duhet të ishte dorëhequr

Audiopërgjimi i ri për 21 janarin, Meta: Shashkë për të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se audiopërgjimi i ri për 21 janarin është shashkë nga qeveria me interesin për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve.

Meta tha para gazetarëve këto skandale sipas tij tregojnë që drejtësia “hap dhe mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës”.

Mendoj se kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga skema e inceneratorëve dhe nga skandale të tjera, këto janë histori që nuk fshehin dot skandalet e Edi Ramës por tregojnë nivelin e drejtësisë që hap dhe mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Ata të hetojnë por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin si po rripen çdo ditë nga regjimi i Edi Ramës dhe mezi presin 14 janarin për të rikthyer qeverisjen në sistemin vendor, demokracinë dhe llogaridhënien”, tha Meta.

Gjithashtu Meta komentoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pushuar hetimin për çështjen e ministres Olta Xhaçka duke thënë se kjo e fundit duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Mendoj se do të kishte qenë më mirë të kishte dhënë vetë dorëheqjen dhe situata do të ishte e zgjidhur”, shtoi ai.