AKTUALITET, 14 Nëntor 2024, 10:13

Asnjë deputet i PD i përjashtuar/ Mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të diskutohet në seancën plenare

Asnjë deputet i PD i përjashtuar/ Mblidhet sot Kuvendi,

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot si çdo të enjte, seancën plenare të radhës në orën 10:00.

Pjesë e rendit të ditës do të jetë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu kërkuar nga deputeti opozitar Agron Shehaj.

Gjithashtu pjesë e seancës do të jenë dhe dy projektligje të cilat do të hidhen për miratim nga Kuvendi.

Sakaq, në hyrje të Kuvendit nuk janë të pranishme masat e marra në seancat e mëparshme nga Garda e Republikës.

Lidhur me opozitën dhe PD-në nuk ka asnjë deputet të përjashtuar dhe të gjithë mund të jenë në sallë.

Rendi i ditës për seancën plenare:

Në mbështetje të urdhrit nr. 80, datë 12.11.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa

Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.11.2024.(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zonjën Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional

të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë

në Nju Jork, në datën 10.12.2008”.(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të

Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin

Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia

Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së

Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”.(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Koha e votimit

6. Projekvendim “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)