AKTUALITET, 25 Prill 2026, 14:46

Asambleja e PS në Dibër/ Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do të ulemi në tryezën e Europës

Asambleja e PS në Dibër/ Rama: Punët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Asamblesë së PS në Dibër, se 3 mandatet e fituara në këtë qark, ishte një rezultat spektakolar.

Rama tha se punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim dhe se po japin frytet e tyre.

Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria do ulet në tryezën e përbashkët të Europës.

“Kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, të cilat kanë të gjitha vlerën e tyre. Dua t’ju them që 3 mandatet fituese të këtij qarku, janë 3 mandate që shkëlqejnë jo thjesht si 3 mandate, po për rezultatin që përfaqësojnë, një rezultat spektakolar. Rruga e Arbrit, nuk është më projekt apo premtim, por vepër që i takon mandatit që lamë pas. Sot, janë frytet e para të Rrugës së Arbrit që po fillojnë të preken. Pasuritë e patundshme janë rritur në vlerë, është rritur toka, kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi, sot janë rritur. Kam besim se këto vite, do jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone. Jam i bindur se një tendencë do shfaqet edhe këtu. Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Punët e Shqipërisë po vijojnë pa ndalim. Misioni ynë kombëtar si socialistë, që është misioni për ta çuar Shqipërinë dhe për ta ulur në tryezën e përbashkët të Europës, janë në fazën finale. Punët e Shqipërisë po shkojnë në drejtim të duhur. Po fillojnë të japin kontribut.

Ky është misioni i PS për të çuar Shqipërinë, në drejtimin e duhur. Kjo është fazë që kërkon kuptim të drejtë për atë se çka na pret. Ndaj është e rëndësishme që të futemi te dera e Europës, të bekuar apo mallkuar, siç do te jetë atë ditë. Tani është një afat i prekshëm me sy dhe të mos ketë siguri ushqimore dhe të ketë produkte që janë pa standarde. Kjo kërkon angazhim dhe siguri të madhe nga të gjithë. Ne jemi në kushtet ku si PS kemi forcuar forcën tonë, jemi hegjemone, pasi vetëm PS mund ta kryejë këtë mision kombëtar. Asnjë forcë tjetër pseudopoitike se ka kapacitetin ta bëjë këtë nëse se bën PS. Duhet të refuzoni baltën dhe llumin që ngrihet çdo ditë e natë kundër nesh. Duhet të jeni gati për t’i kthyer përgjigje atyre helmeve që vinë dhe shpërndahen në ajër, përmes çdo tenxhereje”, tha ai.