AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 22:20

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, kërkohej prej vitesh nga

Pas disa vitesh në kërkim është vënë në pranga Moisi Habilaj. Mësohet se arrestimi i tij është kryer në Borsh.

Moisi Habilaj kërkohej nga drejtësia italiane prej disa vitesh. Ai i kishte shpëtuar dënimit me burg për trafik ndërkombëtar droge.

Menjëherë pasi Gjykata e Apelit në Katania konfirmoi dënimin me 15 vite burg, oficerët e policisë shkuan në banesën ku Moisi Habilaj ishte në arrest shtëpie, por nuk e gjetën aty.