TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është arrestuar në Has me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, nën dyshimet për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Rr.U., 70 vjeç, i dyshuar për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga Kodi Penal.
Arrestimi është kryer pas kontrolleve të ushtruara në fshatin Vlahen, në Bashkinë Has, ku u zbuluan tre parcela të mbjella me bimë të dyshuara cannabis sativa. Në total, autoritetet kanë konstatuar dhe sekuestruar 1,874 bimë narkotike.