AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 11:54

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se qëlloi me plumb djalin e të dashurës ukrainase

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se qëlloi me

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur rëndë djalin e partneres së tij ukrainase.Sipas hetimeve paraprake, të shtënat ndodhën pak pas orës 03:30 të mëngjesit.

18-vjeçari u godit nga një plumb në qafë, u transportua në spital ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni.

Nuk dihet nëse në momentin e debatit ka qenë e pranishme edhe nëna e të riut, 39-vjeçarja ukrainase.