TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas francez dhe një shtetase tajlandeze janë arrestuar në flagrancë nga policia kufitare në Muriqan. Gjatë një kontrolli kufitar, është paraqitur për kontroll shtetasi i identifikuar si Tom Haac i cili drejtonte një mjet tip Mercedes-Benz.
Gjatë kontrollit në sediljen e pasme u konstatua një shtetase tajlandeze e cila qendronte e fshehur brenda një valixheje dhe dyshohet se kjo ishte një tentativë për ta nxjerrë nga kufiri shqiptar në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi:
Sot, më datë 02.07.2026, rreth orës 13:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin kufitar në dalje të Republikës së Shqipërisë të shtetasve dhe mjeteve, është paraqitur për kontroll dhe regjistrim shtetasi Tom Haac, me shtetësi dhe kombësi franceze, i datëlindjes 2000, duke drejtuar automjetin tip Mercedes-Benz, automjeti iu nënshtruan kontrollit të detajuar kufitar, në përputhje me procedurat standarde të kontrollit.
Gjatë kontrollit fizik të automjetit, në sediljen e pasme, brenda një valixheje, u konstatua e fshehur një shtetase me shtetësi tajlandeze, e cila po tentohej të nxirrej në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë. Menjëherë pas konstatimit të rastit, shërbimet e Policisë Kufitare proceduan me ndalimin në flagrancë të shtetasit francez dhe shtetases tajlandeze, siguruan vendin e ngjarjes dhe njoftuan Sallën e Komandimit pranë DVKM Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e administruara deri në këtë fazë, rezulton se qëllimi i shtetasit francez ka qenë transportimi i shtetases tajlandeze nëpërmjet territorit të Malit të Zi dhe më pas të Kroacisë, me destinacion përfundimtar Republikën Franceze, duke shmangur procedurat ligjore të kalimit dhe hyrjes në shtetet përkatëse.