TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksioni është koduar “Fast”, teksa në rrezik u vendosën jetët e efektivëve, pasi Elvis Koçi, i njohur edhe si Elvis Çushllari nuk pranoi të ndalonte gjatë postbllokur duke goditur makinat e oficerëve.
Rezulton se Apeli i GJKKO e kishte dënuar me 4 vite burgim për grup të strukturuar kriminal, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
“Në vijim të punës intensive hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, u bë i mundur lokalizimi në qendër të Ksamilit, në një automjet tip “Audi”, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në qytetin e Elbasanit”, bëhet me dije zyrtarisht.
Për fat të mirë nuk pati të lënduar dhe ai u kap minuta më pas dhe u sekuestrua makina “Audi”. Policia thotë se ai është anëtar i një grupi të organizuar kriminal. Koçit i kanë mbetur edhe rreth 3 vite burg për të vuajtur, ndërsa ishte liruar nga gjykata 1 vit pas arrestimit për shkak të kalimit të afateve dhe mungesës së parovave.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndërsa atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim”, sqaron policia.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast” për kapjen e një personi të shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Në vijim të punës intensive hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, u bë i mundur lokalizimi në qendër të Ksamilit, në një automjet tip “Audi”, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në qytetin e Elbasanit.
Në momentin e ndërhyrjes, ky shtetas ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndërsa atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


