TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa do të zhvillohet të mërkurën në orën 8:30.
Gjykata e Posaçme njoftoi se procedimi ndaj Veliajt dhe të tjerëve ka nisur në vitin 2024.
SPAK e akuzon të zgjedhurin tri herë si kryebashkiak për “korrupsion” në 9 raste dhe për “pastrim të parave”. Pa pranga në duar, Veliaj iu bind agjentëve të BKH dhe zyrtarëve të policisë për të shkuar me ta. Ai përdori mjetin e tij elektrik për të shkuar drejt bllokut të sigurisë, në qelitë e të cilit do të qëndrojë të paktën deri në përballjen me Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës.
I njëjti vendim gjyqësor miratoi një masë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa. Ajo akuzohet për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim të pasurisë”. Vendimi ndaj saj nuk u ekzekutua, për shkak se Xoxa ndodhet në Itali.
SPAK bindi gjykatën edhe për një masë sigurie “arrest në burg” për biznesmenin Elman Abule dhe masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” për biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, të akuzuar për “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”.
Njoftimi i GJKKO-së:
Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ога 08:30.