TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama për lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI i cili u vu në pranga një ditë më parë. Ai u shpreh se hetuesit në SHBA kanë kërkuar posaçërisht verifikim të lidhjeve të Ramës me Charles Gonigal për shkak të lidhjeve të këtij të fundit me mafien ruse.
“Zyrtari më i lartë në historinë e FBI u arrestua ditën e shtunë në aeroport në Nju York teksa kthehej nga një udhëtim në Europë. Pak muaj më parë kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse. U ngarkua në grupin e prokurorit special Myler, ish drejtorit të FBI për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët por FBI gradualisht gjeti se ky vetë shefi kundër inteligjencës së metropolit të SHBA kishte lidhje të sëmura ruse.
Por në vorbullën e stuhisë së krijuar prej tij gjendet sipas mediave të botës kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Dhe ish-zyrtari i lartë i qeverisë së Ramës që aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje nga më të dyshimtat që quhet Dorian Duçka dhe i dyti bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish oficer i policisë sekrete hoxhiste, Agron Neza. Disa muaj më parë juria e madhe e San Franciskos, urdhëron pasi njihet me dosjen në fjalë, që të hetohen dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument komunikim personal përfshi këtu, tekstet e mesazheve të celularëve. Mesazhet elektronike me e-mail, mesazhet e fshehta të inkriptuara, mesazhet zanore. Letrat, shënimet mes Charles dhe personave të poshtë shënuar:
Qeverisë së republikës së Shqipërisë dhe personave të lidhur me republikën e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama, ka porosi për qeveri të tjera ballkanike por njeriu i vetëm që citohet me emër është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet e skeduluara, mes Gonigal dhe çdo punonjësi të FBI. Çdo udhëtim i kryer nga Charles Gonigal në Shqipëri të hetohen çdo pagesë dhuratë që i është dhënë atij nga Agron Neza që paraqitej si këshilltar për sigurinë të Edi Ramës, Dorjan Duçka, këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës ose çdo person tjetër i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Hetohen pagesat, dhuratat që Charles Gonigal ka dorëzuar te të tjerët nga viti 2017 dhe deri në muajin shtator. Një juri e SHBA vuri në hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij. Është zbuluar se Edi Rama nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles Gonigal 225 mijë dollar në një dorë, 80 mijë dollar në një dorë tjetër. Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze dhe spiunazhi. Gonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies dhe zbulimeve ruse për të cilin ka lobuar te Edi Rama. Duçka është mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez”, deklaroi ai.