AKTUALITET, 25 Janar 2023, 16:33

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, deputeti i PS: Asnjë indicie për shkelje ligji nga Rama!

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, deputeti i PS: Asnjë indicie për

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi iu është bashkuar komenteve që solli arrestimin e ish-zyrtarit Charles McGonigal.

I ftuar në rubrikën "Opinion" në "News24", Koçi pohoi se rasti i McGonigal është çështje e brendshme e Amerikës, ndërsa shtoi se, nuk sheh asnjë mundësi për akuza në Shqipëri.

Mes të tjerash Koçi tha se, nuk ka asnjë indicie për përfshirjen e Ramës në ndonjë shkelje sa i takon takimeve me ish-zyrtarin e FBI, duke shtuar se nëse dy shqiptarët e lakuar nga mediat e huaja kanë gisht, ata duhet të përgjigjen.

“Vërtetë ai ka qenë zyrtar i një institucioni strategjik, por ish të pjesë e një vendi mik të vendit tonë. SHBA jnaë partneri nr. 1 në rrafshin strategjik për kombin shqiptar. Është normale, në gjykimin tim, që të takosh një personazh të tille që vjen nga ky institucion. Nuk shoh asnjë gjë që shkel ligjet e Shqipërisë.

Ai është akuzuar atje për favorizime të oligarkëve rusë. Nëse do ketë problematika të tilla në Shqipëri, kuptohet se këto do verifikoheshin nëse do përfundojë atje gjykimi. Jo si në Shqipëri, ku jemi vend i vogël dhe i gjejmë gjithmonë një kushëri apo mik. janë dy personazhe që janë me kombësi shqiptare me të cilët ai ka bashkëpunuar.

Do shohim nëse kjo ka lidhje me shkeljen e rregullave të Republikës. Nëse ndodh të ketë gjë, ata do të përgjigjen. Personat e përfshirë do përgjigjen para ligjit.”, tha ai.

Pyetjes nëse Rama ka shkelur ligjin me takimet, Koçi tha: “S’ka asnjë lloj indicie që të ngatërrohej më sjellje ligji apo të kodit etik”.