TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Mentor Nazarko deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se SPAK duhet të ndërhyjë në hetimin e Bankers, aktivitetin e së cilës e cilësoi një aferë të madhe korruptive.
“Kjo është një aferë e madhe korruptive, që tregon se modeli i marrëdhënies së shtetit me kompani që nxjerrin naftë, është model i padrejtë. Duhet ndryshuar urgjentisht edhe në mënyrë konsensuale, ligji për marrëdhëniet e shtetit me kompanitë e naftës. Janë 7-8 kompani. Është korrupsion që prek të dyja qeveritë, ashtu siç prek edhe një kompani perëndimore, siç ishte ajo kanadezja dhe një lindore si kjo kinezja.
Ajo që më duket e çuditshme, për të hetuar veprimtarinë e kësaj, është parimi i territorialitetit, por është komplekse si çështje dhe nuk shoh arsye pse të mos përfshihet SPAK.
Ky korrupsion, ka një lloj niveli komplikimi. Interesa të mëdha, vendore por edhe ndërkombëtare. Interesa të prodhuese, importuesve e me rradhë. Ngrihet pyetja, duke qenë vend prodhues, po aq sa ne eksportojmë, importojmë, është mungesa e një rafinerie.
Do të shohim se si konflikti do të marrë përmasë ndërkombëtare edhe me përfshirjen e shtetit kinez”- tha Nazarko.