TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar një 59-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë bashkëshorten tij, pasi janë zbuluar se shisnin medikamente të kontrabanduara. Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.
Për ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu, kontrabanda e ilaçeve, është akt i dënueshëm dhe e rrezikshme për qytetarët, por ai u shpreh se kontrabandën e ilaçeve e bën dhe e stimulon vetë shteti.
Reagimi i Shehut
“Kontrabandën” e ilaçeve e bën dhe e stimulon vetë shteti!
Ai po rrezikon në shkallë të gjerë shëndetin e qytetarëve, po “zbraz xhepat” e tyre!
Dëgjoj përsëri se kanë arrestuar X ose Y person për sjellje kontrabandë medikamentesh.
Absolutisht akte të dënueshme këto, të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, sepse të tilla medikamente janë edhe të pagarantuara!
Por n.q.s. do ta analizojmë në thelb këtë çështje, do të konstatojmë…
Se shteti është shkaktari kryesor i shkatërrimit të sigurise medikamentoze, dëmtimit të shëndetit e financave të qytetarëve, kontrabandës së tyre:
1—Me ndryshimet ligjore të vitit 2014, kur qëllimisht iu hap rrugë importit të medikamenteve të pacertifikuara nga EMA, pra me origjinë të pasigurtë.
2—Me ndryshimet kamufluese të realizuara edhe së fundi për lëndët e para, kur maxhoranca rrëzoi amendametet e paraqitura, që obligonin certifikimin EMA.
3—Me lënien e prodhimit dhe tregut vendas jashtë standarteve GMP, GDP e GFP te EMA, gjë që dëmton sigurinë tonë medikamentoze.
4—Me mbushjen si pasojë të tregut farmaceutik, veçanërisht të zgjedhjeve të rimbursuara, me medikamente të origjinës së pasigurtë.
5—Duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve e detyruar ata të paguajnë nga xhepi për medikamente të sigurta, jashte skemës së rimbursimit.
6—Duke krijuar një konfuzion të plotë në tregun tonë farmaceutik, që shërben edhe si mjegullnajë për të fshehur veprimtaritë korruptive e keqbërëse.
7—Të gjitha këto krijojnë hapësira për kontrabandën e medikamenteve, si nevojë e qytetarëve për medikamente të sigurta.