AKTUALITET, 1 Prill 2024, 21:38

Drejtorët e korruptuar, Arlind Qori: Veliaj është i përfshirë, nuk e dimë nëse do të përfundojë përpara SPAK-ut

Drejtorët e korruptuar, Arlind Qori: Veliaj është i

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, arrestimet e drejtorëve dhe të zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Tiranës, fajësoi Erion Veliajn. Ai tha se reforma në drejtësi do të jetë "gallatë" nëse nuk përfundojnë përpara drejtësisë Rama dhe Veliaj.

"Zyrtarët tanë janë barbarë si e bëjnë dhe si e fitojnë paranë. Po vidhemi disa herë. Këta zotërinjtë kanë fituar statusin e investitorit strategjik dhe kanë bërë fushatë elektorale.

Mund të rastisë një drejtor i korruptuar, por 10 njerëz janë fenomen. Këta nuk janë teknicienë, por figura politike dhe janë indiciet që z. Veliaj është i përfshirë dhe ne nuk e dimë nëse do të përfundojë përpara SPAK-ut. Reforma në drejtësi do të jetë gallatë nëse nuk përfundojnë para drejtësisë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Mënyra se si vidhet në Shqipëri është primitive, si feudalët e qëmotit. Me paratë e vjedhura ose i përdorin si për qejf dhe blejnë zgjedhjet dhe riprodhojnë veten e tyre në pushtet. Kemi një elitë politike të tejkaluar nga bota demokratike”-tha Qori.