AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 13:58

Arlind Qori në protestën e Rrjollit: Rrethimi i kantierit me tela me gjemba i paligjshëm, bllokon kalimin e qytetarëve në det

Arlind Qori në protestën e Rrjollit: Rrethimi i kantierit me tela me

Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protestës kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll. Qori tha për Report Tv se rrethimi i kantierit me tela me me gjemba është i paligjshëm, pasi ndër të tjera pengon edhe kalimin e qytetarëve në det.

“Si mund të rrethosh me tela me gjemba, kalimin e qytetarëve në det. Kjo është e paligjshme dhe është mbështetur mbi vjedhjen e pronave të qindra qytetarëve. Pronarët me letra janë 1 e 2, ndërsa të shpronësuarit nga oligarkët janë me qindra. Padrejtësi ndaj pronarëve legjitim, ndaj publikut të gjerë. Këtu janë zona të mbrojtura, si mund të ndërtohet në këtë mënyrë. Përparësinë e kanë ata, ne jemi solidarë me ta”, tha Qori.