TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së naftës, Gjykata e Durrësit, me kërkesë të prokurorisë, la në masën arrest në burg dy kapitenët e huaj të anijeve Aya Zanoubya dhe Besart, përkatësisht Mohammed Sallit dhe Mohammed Kahlil.
Po ashtu edhe oficerin e parë të anijes AYA Zanoubya, Nedio Mejdani, ndërsa caktoi masa shtrënguese më të buta për 6 anëtarët e tjerë të dy ekuipazheve. Për gjashtë të tjerët gjykata vendosi Ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë dhe Detyrim paraqitjeje për sa kohë hetimet vazhdojnë.
Gjyqtarja e seancave Besjana Garxenaj për të dyja ekuipazhet e anijeve të bllokuara në portin MBM të Porto Romanos la në fuqi kërkesat e prokurores Eglantina Shehu. Ndërkaq mbrojtja e të arrestuarve deklaroi se nafta e gjetur në të dyja anijet ka qenë për nevojat e anijeve dhe jo për ta tregtuar kontrabandë.