AKTUALITET, 13 Maj 2026, 12:21

Ankimimi/ I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon padinë e mjekes Mereme Sela

Ankimimi/ I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi,

Padia e Mereme Selës mbi kandidimin e mohuar për zgjedhjet për kreun e PD është refuzuar nga Gjykata e Tiranës me argumentin se “mungojnë dokumentet shoërues”. Vendimi mësohet të jetë marrë më 8 maj nga gjyqtarja Suela Xhani.

Mjekja pati dorëzuar aplikimin për të kandiduar për postin e kryetarit të PD për zgjedhjet që do të zhvillohen më 23 maj.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, me vendimin e datës 1 maj 2026, vendosi të mos miratojë emrin e Mereme Selas si kandidate zyrtare për drejtimin e subjektit politik.

Mjekja Sela nuk u pajtua me këtë vendim dhe kërkoi nga Gjykata e Tiranës që të shqyrtonte padinë e saj dhe në fund të shpallte të pavlefshëm vendimin për skualifikimin e saj nga gara.

Gjyqtarja e shortuar për shqyrtimin e padisë, Suela Xhani, kreu një vlerësim paraprak të dokumentacionit dhe konstatoi se mungonin një seri aktesh që të bënin të vlefshme kërkesën.

Ankimimi/ I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi,