TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale që po mbahet në Tiranë për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, tha se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër se ku duhet që të jetë përveç Bashkimit Europian.
“Së shpejti do të kemi reformën e agjensisë, do të sjellim më shumë detyra nën një ombrellë, sepse të pasurit e agjensive të veçanta nuk e ka ndihmuar procesin dhe ka sjellë më tepër telashe. Tani kemi një ide të qartë dhe të mirë se si të formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ZH me bashkimin e të gjitha agjensive në 1.
Do ta mbyll këtë proces shumë shpejt. Dua të falenderoj të gjithë partnerët. Tani ne kemi një ide të qartë si ta formësojmë agjenicnë e pasurive të paluajtshme nga A-ja te Zh-ja. Kemi bekimin dhe mallkimin mbi kokë, Bashkimi Europian që na thotë se këtu se keni dalë mirë dhe këtu keni dal keq.
Me BE një gjë është e sigurt, natën nuk ke makthe. Nuk ka plan B, C, është vendi i duhur ku duhet të jemi. Nuk ka alternativë tjetër. Ju falendëroj, tani më duhet të iki sepse Bashkimi Europian po më pret”, tha Rama.