AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 11:16

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për

Anëtarësia e Partisë Demokratike në Lushnjë i drejtohet sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës lokale, në një proces që konsiderohet i rëndësishëm për organizimin dhe drejtimin e strukturave të partisë në këtë qytet.

Në garë për këtë janë Gentian Çela dhe Julian Meço. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00. 

Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi, ka folur në lidhje me këtë zhvilllim, pasi ka ndjekur nga afër procesin e votimit. Rezultati i tyre pritet të shpallet pas përfundimit të numërimit të votave në mbrëmje.