TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Tela, duke komentuar protestën për ndërtimin në Zvërnec dhe reagimet e Ramës dhe të Berishës, u shpreh se protestën e shtoi, përveç dhunës, edhe mungesa e transparencës nga ana e qeverisë, sepse Rama tha se atje nuk ka projekt, edhe pse zona është rrethuar dhe po punohet.
“Të gjithë janë çuditur dje nga masiviteti dhe nga fytyrat e protestës se nuk kishte asnjë njoftim mediatik. Edi Rama kurrë nuk do t’i kishte mbledhur, as Arlindi me Agronin.
E gjitha besoj se është ndërtuar te mungesa e transparencës së qeverisë për atë projekt. Është thënë se toka është shtetërore dhe Edi Rama si kryeministër këtë tokë po ia jep një të huaji dhe ua heq shqiptarëve.
Heshtja e PD e ka shtuar këtë të menduar. Fakti që zoti Berisha tha se ishte pro investimeve të huaj, por nuk tha se duhet transparenca shtoi pjesëmarrësit në protestë.
Këto 3-4 ditë pas incidentit në zonë e rrethuar është ngritur fakti se kjo tokë po zihet se do të vijnë palestinezët, se po vijnë izaelitët, se po e ndërtojnë oligarkët.
Ne dimë se vetëm një kopmpani e huaj e mbështetur nga dhëndri i presidentit Trump do të vijnë të investojnë 4.5 miliardë por nuk kanë projekt.
Ne kemi një tokë të rrethuar me tela me gjemba që i kanë hequr tani dhe nuk e dimë nëse do të kemi mundësi të shkojmë atje të lahemi.
Ne duhet ta dimë që a do të kemi akses, apo jo.
Në rast se jemi në majën e Llogarasë dhe sheh sytë poshtë në Palasë, dhe duket si varrezë gjigandë ai investim nuk i ka bërë mirë Shqipërisë. Nëse sheh në Rrjoll kapuçonët e zinj që godasin fshatarët e zonës ti irritohesh.
Në Zvërnec një gjë e vogël ndodhi dhe irritimi ndodhi më pas pasi u bënë publike pamjet dhe reagimi i shtetit, policisë, ndodhi shumë vonë kur u krijua urrejtje masive. Doli drejtori i policisë që shkarkoi drejtorin e Policisë, arrestoi rojet private.
Sot pavarësisht se Rama foli mbi një orë nuk është e qartë se çdo të ndodhë atje. Tha se nuk ka projekt edhe sonte. Por si nuk ka projekt kur atje rrethohet dhe punohet janë bërë rrugët. Thonë se janë dy miliarderë nga Katari dhe Jared Kushner, kur letrat nuk tregojnë që janë ata. Janë enigmatike dhe thuhet se janë oligarkët shqiptarë.
Nëse janë ata që duan të hedhin aq para është shumë mirë. Ne kemi projektin e Durrësit që do të hidheshin 2 miliardë, por nuk janë para të hedhura nga Emiratet”- tha Tela.