TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Tela, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se protesta ka rikthyer besimin te njerëzit se gjërat mund të ndryshojnë dhe më e rëndësishmja është që pushteti ende nuk e ka kapur atë dhe kjo e nervozon.
“Të shtunën ishte protesta e dytë në pjesëmarje që ishte e jashtëzakonshme.
Kur koka e protestës ndodhej te Komisariati numër 3 bishti ishte te Ushtari i Panjohur, mbi 2.5 kilometra, e gjerë. Pra masiviteti i protestës është i madh dhe ka rikthyer besimin te njerëzit se gjërat mund të ndryshojnë dhe se ka vrarë frikën se mund të dilnin të protestonin.
E rëndësishme është që pushteti ende nuk e ka kapur protestën dhe kjo e nervozon pushtetin dhe e treta që është e rëndësishme janë 5 kërkesat që bashkojnë njerëzit dhe thelbi i këtyre kërkesave është një “Republikë e re”, pra zgjedhje të lira dhe të ndershme, një qeveri tranzitore”- tha Tela.