AKTUALITET, 11 Prill 2024, 21:13

Andi Bushati: Mediat fshehën skandalin, qytetarët ende të painformuar për grupin e hajdutëve në Bashkinë e Tiranës!

Andi Bushati: Mediat fshehën skandalin, qytetarët ende të

Andi Bushati ka folur për protestën e zhvilluar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës, ku opozita dhe disa qytetarë kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt, pas skandalit me kompaninë 5D. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se reagimi i vakët i qytetarëve, vjen për shkak se mediat e kanë fshehur skandalin dhe qytetarët janë ende të painformuar për "grupin e hajdutëve në Bashkinë e Tiranës". 

"Padyshim është reagim i vakët, dhe kjo vaktësi duhet interpretuar në kontekstin e përgjithshëm.

Cili është ky kontekst? Para se të vija këtu me kishte ngelur telekomanda te lajmet e Klan, që jepnin live që kryetari i Bashkisë pret ekipin e bastekbollit të Partizanit. Çfarë kanë bërë këta drejtorë, sasia e miliona eurove të zhdukura, asnjë llaf për këto. Po të shohësh këtë kanë bërë 90% e mediave, që kanë 90% të audiencës kombëtare.

Shumë qytetarë akoma nuk e dinë që kanë një grup hajdutësh në Bashkinë e Tiranës. Reagimi i vakët buron nga mbytja në një sistem anti demokratik të së vërtetës", tha Bushati.