AKTUALITET, 2 Prill 2024, 19:40

Amnistia penale, demokrati: Vendimin e merr grupi, gjasat janë për ta votuar

Amnistia penale, demokrati: Vendimin e merr grupi, gjasat janë për ta

Deputeti demokrat Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se grupi parlamentar i PD do të mblidhet para seancës parlamentare të së enjtes ku në rend dite është edhe amnistia penale.

Baçi u shpreh se do të jetë grupi i PD që do të vendosë nëse do të votohet ky pr.ligj, por shtoi se janë të gjitha gjasat për ta votuar.

“Amnistia është shumë e rëndësishme, ka muaj që shtyhet për fajin e mazhorancës për përpjekjet që herë pas here të fusë lehtësira për individë që i intereson. Një amnisti duhet të bëhet për veprat penale, pavarësisht kush janë individët. Referuar edhe zgjedhjes së komisionit të posaçëm për të diskutuar të gjitha ligjet që duan 3/5, mendoj se do ketë patjetër një diskutim dhe një vendimmarrje të grupit të PD për të votuar amnistinë penale. Vendimi merret në grupin e PD, por janë të gjitha gjasat për ta votuar”, tha ai.