AKTUALITET, 12 Prill 2024, 12:53

Ambasada e SHBA shprehu mbështetjen ndaj SPAK, Prokuroria e Posaçme: Do të vijojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ambasada e SHBA shprehu mbështetjen ndaj SPAK, Prokuroria e Posaçme:

Prokuroria e Posaçme, ka shprehur falënderimet ndaj Ambasadës Amerikane dhe të Ngarkuarin me punë David G. Wisner, për mbështetjen e tyre ndaj SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, si dhe për letrën personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.

Në një reagim në “X”, SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

“SPAK falenderon të Ngarkuarin me punë David G. Wisner dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, për letrën personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.

SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.”, thuhet ne reagimin e SPAK.