AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 19:39

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”- Aktivisti thirrje nga protesta para Kryeministrisë: SPAK të nisë menjëherë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”- Aktivisti

Mijëra qytetarë dhe emigrantë shqiptarë janë mbledhur sot në sheshin para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe pastrimin e klasës politike.

Një prej folësve në podiumin e ngritur në bulevard, aktivisti që drejton çdo natë protestën, u shpreh se kërkonin edhe zgjatjen e një mandati për prokurorin e SPAK, Altin Dumani, që t’i jepet edhe një herë drejtimi i institucionit për të vendosur drejtësi.

“A jeni dakord të gjithë që Altin Dumani ta ketë edhe një mandat tjetër si prokuror i SPAK? Të nisin menjëherë arrestimet. SPAK ti ke besimin e popullit. Këtu para popullit kërkojmë arrestimin e politikaneve tradhtarë nga ky shesh. Duam drejtësi”, tha ai, teksa mori ovacionet e të gjithë qytetarëve në shesh.

Në fund ai bëri thirrje për burgosjen e të korruptuarve dhe dy liderëve të politikës, Rama dhe Berisha, duke ia kërkuar Prokurorisë.

“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë. Rama në burg, Berisha në burg”, përfundoi ai.