AKTUALITET, 22 Maj 2024, 11:14

Altin Dumani raporton në Kuvend, Flamur Noka afër tij me bluzën "Lironi Berishën!"

Altin Dumani raporton në Kuvend, Flamur Noka afër tij me bluzën

Kryetari i SPAK, Altin Dumani, lexoi sot në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të këtij institucioni.

Ndërkohë, pranë tij ishte ulur edhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, mbante veshur një bluzë ku lexohej ‘Lironi Berishën, lironi liderin e opozitës’.

PD e akuzon Altin Dumanin dhe SPAK se ka nisur një proces politik ndaj kryedemokratit Berisha, i cili është në masën "arrest shjtëpie" me akuzën për korrupsion me ish-Kompleksin "Partizani" prej funddhjetorit 2023.