TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka janë shfaqur shumë të afërt dhe të qeshur në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve, gjatë kohës që raportonte kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
Noka, në krahun e majtë e zonjës Kryemadhi, kishte veshur një bluzë me shkrimin “Lironi Berishën”, si sfidë ndaj drejtësisë së re që e ka lënë liderin e PD-së prej gati 5 muajsh në arrest shtëpie.
Ndërsa Kryemadhi prej muajsh shkon e vjen te godina e SPAK-ut ku është marrë në pyetje bashkë me të ëmën, ndërsa gjykata nuk pranon t’I kthejë një iPhone të përdorur në vitet 2013-2017, gjatë kohës që LSI ishte në bashkëqeverisje me PS-në, telefon që u gjet te apartamenti i të ëmës në vilën te Kodra e Diellit.
Megjithatë, këto probleme nuk i kanë penguar dy deputetët e opozitës që të jenë të qeshur, të flasin vesh më vesh dhe të shohin celularët e njëri-tjetrit, e të jenë të afërt vetëm 2 metra në të majtë të Dumanit që raportonte për krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.