TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy turistë gjermanë janë zhdukur në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e Bashkisë Librazhd, ndërsa prej rreth 48 orësh nuk ka asnjë kontakt me ta.
Sipas informacioneve paraprake, kontaktet janë humbur edhe me guidën që i shoqëronte gjatë udhëtimit në zonën malore.
Pas marrjes së njoftimit, efektivë policie, emergjencat civile dhe banorë të zonës kanë ndërmarrë operacionin e kërkimit në këtë terren të vështirë malor ku siç mësohet valët e linjave telefonike janë problem.
Burime bëjnë me dije se zona ku mendohet se ndodhen turistët është shumë e vështirë për t’u arritur dhe nuk ka sinjal celular e deri tani nuk është mundur të vendoset asnjë lidhje me ta, as të identifikohet ndonjë gjurmë nga pajisjet GPS që mund të kenë pasur.