AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 16:23

Akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe kultivim droge, arrestohet 31-vjeçari në Kurbin

Akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia në Kurbin.

Në vitin 2018, Bajram Hirdi është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nga dënimi, shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj burgim.

Ndërkaq, gjatë vitit 2016, ai dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin Vinjoll dhe në zonat malore përreth.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.