AKTUALITET, 22 Maj 2024, 15:51

Akuzohet se tentoi të vriste “Leksin e Druve”, arrestohet në Itali me urdhër të SPAK, Arian Tuku

Akuzohet se tentoi të vriste “Leksin e Druve”, arrestohet

Është arrestuar në Verona të Italisë, Arian Tuku. Mësohet se Tuku ishte shpallur në kërkim policor. Arian Tuku ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të mega-operacionit të kryer disa ditë më parë.

36-vjeçari nga Lezha ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”.

Atentati ndaj Aleks Ndrekës ndodhi më 1 dhjetor 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur.