AKTUALITET, 29 Maj 2026, 15:23

Akuzohet se rrëmbeu dhe dhunoi një të ri për t’i marrë 6 mijë euro, arrestohet 30 vjeçari! Dy bashkëpunëtorët e tij…

Akuzohet se rrëmbeu dhe dhunoi një të ri për t’i

Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar këtë të premte në Gjirokastër.

Sipas policisë, 30-vjeçari me inicialet R. L  ishte në kërkim pasi së bashku me dy persona të tjerë morën me forcë një 20 vjeçar dhe e dhunuan për t’i marrë një shumë parash prej 6 mijë eurosh.

30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet në aksin “Tepelenë-Gjirokastër”. Dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar më herët.

NJOFTIMI

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari.

I ndaluari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar, më datë 21.05.2026, për t’i marrë 6000 euro.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet strukturave hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u ndalua, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja” të DVP Gjirokastër, shtetasi i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike 2”, R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.

30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.

Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro.

Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.