AKTUALITET, 10 Prill 2024, 14:45

Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, zbardhet dëshmia e Ervin Muçës: Nuk jam i përfshirë

Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, zbardhet dëshmia e Ervin

Pas arrestit në shtëpi, Ervin Muça ka deklaruar se nuk është i përfshirë në ndërhyrjet në sistemin TIMS. Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë pohuar se Muça është dokumentuar me pamje filmike, teksa ka bërë ndërhyrje në sistemin TIMS, në zyrën e tij.

Në disa pamje filmike, të datës 2 gusht 2023, nga prokuroria është dokumentuar me pamje filmike, se Muça paraqitet në zyrë. Por ndryshe nga pretendimet e Prokurorisë, ai ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm në zyrë në këtë periudhë, ku dyshohet se janë bërë edhe ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Departamentit dhe Teknologjisë së Informacionit në policinë e Shtetit, Ervin Muça, Policia e Shtetit mori vendim për ta pezulluar nga detyra.